Lajmet e funditVendi

Suhareka përzgjidhet në mesin e dhjetë komunave më të mira në vend

Komuna e Suharekës është përzgjedhur në mesin e dhjetë komunave në tërë Kosovën, për mbështetje nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

“Si rezultat i përformances më të mirë të treguar në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nga ana e Drejtorisë për Urbanizem dhe Planifikim në bashkëpunim me Drejtorinë për Pronë dhe Kasaster, sot në takimin e mbajtur me përfaqesues të USAID-it dhe MMPHI u konfirmua mbështetja e tyre në këtë proces”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në emër të komunes për këtë përzgjedhje përfaqësuesit e USAID-it dhe MMPHI u falënderuan nga ana e kryetarit të komunës Bali Muharremaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button