Lajmet e funditVendi

Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e Republikës, promovohet libër për kontributin e tyre

Libri i autorit Atdhe Hetemit,
“Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës”, është promovuar në ambientet e Bibliotekës
Ndërkombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Shemsi Krasniqi, profesor i Sociologjisë,
tha se ky është libri i parë që ofron të dhëna historike mbi lëvizjen studentore
në Kosovë.

“Autori i librit është Atdhe
Hetemi. Librin ia kushton nënës së tij dhe gjithë studentëve që kanë
sakrifikuar për liri. Ky është libri i parë që ofron të dhëna historike mbi lëvizjen
shoqërore. Libri ka 6 kapituj, ku flitet për qëllimet e lëvizjeve studentore”.

Gëzim Selaci, profesor i
Sociologjisë, tha se qysh para 40 vjet më parë nga studentët brohoritej për Republikë
dhe Kushtetutë.

“Teza kryesorë e librit është
se këto tri demonstrata ishin kryesore për pavarësimin e Kosovës. Masivizimi i demonstratës
dhe shndërrimi i saj në lëvizje të gjerë”.

“Secila nga demonstrata kishte kërkesa
të ndryshme, arsim, kushte më të mira. Në të triat u shkri kërkesa për republikë”.

Atdhe Hetemi, autor i librit, tha
se ndihet mirë që puna e tij është vlerësuar nga kolegët. Sipas tij, studentët
ishin faktorë kyç në jetësimin e Republikës së Kosovës.

“Dua të shpalos arsyet pse
kam studiuar këtë tematikë. Ajo çfarë më ka shtyrë ta studiojë historinë është
filozofia humane. Për atë mësuarit e historisë ndikon në ngritjen e nivelit të
dijes. Si ish-student i UP-së ndjeja përgjegjësi që historia nuk ishte
prezantuar ai duhet”.

“Ajo çka më ka bërë të marrë hapa
konkret ka qenë gjendja aktuale në UP. Situata e tanishme në UP nuk mund të
zgjidhet pa njohuri të thella. Vizioni për republikë është bartur nga njëra gjeneratë
në tjetrën prej studentëve. Studentët ishin akterët kyç drejt jetësimit për republikën
e Kosovës”.

“Kam përzgjedhur tri lëvizje studentore se besoja se këto ishin tri pikat kyçe në historinë e Kosovës. Pas 6 vitesh hulumtime arrita ta përfundoj këtë libër që i dedikohet UP-së dhe studentëve që kanë sakrifikuar për liri dhe nënës së tij që ka kontribuar në arsim”.

Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e republikës, promovohet libër për kontributin e tyre
Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e republikës, promovohet libër për kontributin e tyre » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e republikës, promovohet libër për kontributin e tyre
Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e republikës, promovohet libër për kontributin e tyre » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button