Lajmet e funditVendi

Spital për trajtimin e fëmijëve – Osmani falënderon Emiratet Arabe, pret bashkëpunim në ekonomi

Presidentja e Kosovës, Vjosa
Osmani në përurimin e Spitalit të Fëmijëve ka falënderuar Emiratet e Bashkuara
Arabe që mundësuan ndërtimin e këtij spitali me kapacitet prej 100 shtretërish,
raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, nga tash fëmijët do të
kenë një adresë të trajtimit me kapacitete më moderne, duke shtuar se ky spital
simbolizon edhe miqësinë me këtë shtet.

Ajo ka thënë se ky është vetëm
fillimi, ngase shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fushat tjera
ekonomike.

“Ne u jemi mirënjohës e falënderues,
por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve
kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin
pediatrik”.

“Në atë vit ju vendosët që tu
jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të
mjekohen e shërohen në modelet me të larta”.

“Në një kapacitet prej 100 shtretërve
Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune
disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzoj çdo herë
e më shumë”.

ndërtimi i të cilit do të kushtojë
20 milionë euro. Ky spital për fëmijë do të bëhet i mundur falë një ndihme nga
Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërtimi i spitalit nga
Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ishte premtuar presidentes
së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Spital për trajtimin e fëmijëve – osmani falënderon emiratet arabe, pret bashkëpunim në ekonomi
Spital për trajtimin e fëmijëve – osmani falënderon emiratet arabe, pret bashkëpunim në ekonomi » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button