Lajmet e funditVendi

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë apelet në çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, raporton Demokracia.com.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Për më shumë detaje, klikoni në këtë LINK. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button