Lajmet e funditVendi

Sot mot i ngrohtë, rekomandohet shmangia e diellit

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 dhe 28 gradë Celsius.

IHMK njofton se indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9 deri në ora 17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button