Lajmet e funditVendi

Sondazhi: Në Mitrovicë prin Bedri Hamza, Agim Bahtiri ngec 12% prapa

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në emisionin Rubikon në Klan Kosova del se në zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të ketë balotazh, ku prin Bedri Hamza me një përqindje mbi 48 për qind, i pasuar nga Agim Bahtiri me mbi 36 për qind dhe Armend Agolli me mbi 13 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bedri Hamza (PDK) 48,85 përqind, Agim Bahtiri (VV) 36.9 përqind, Armend Agolli (LDK) 14.26 përqind.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Bedri Hamza (PDK) 46,6%, Agim Bahtiri (VV) 35,20%, Armend Agolli (LDK) 13,6% dhe nuk e di 4,6%.

Sondazhi: në mitrovicë prin bedri hamza, agim bahtiri ngec 12% prapa
Sondazhi: në mitrovicë prin bedri hamza, agim bahtiri ngec 12% prapa » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button