Lajmet e funditVendi

Shtëpi, katër banesa, katër garazhe e lokal, sa i pasur është deputeti i LVV-së, Avni Dehari

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka mbi 600 milë euro pasuri, raporton Gazeta Express.

Dehari ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 596 mijë eurove. Ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 300 mijë eurosh, katër banesa në vlerë prej 200 mijë eurosh, katër garazhe të vlerësuara 24 mijë euro, si dhe një lokal në vlerë prej 72 mijë eurosh.

Tërë këto, ai thotë se i ka bërë nga puna e tij në Zvicër, ku kishte jetuar për një kohë.

Shtëpi, katër banesa, katër garazhe e lokal, sa i pasur është deputeti i lvv-së, avni dehari

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se të hyrat e tij vjetore kapin shifrën e 34 mijë e 383 eurove. Aty përfshihet pensioni nga Zvicra dhe Maqedonia që në vit ia sjell atij 8 mijë e 640 euro. 7 mijë e 200 euro në vit i merr nga qiratë e banesave në Prishtinë, ndërsa 2 mijë e 400 nga qiraja e një lokali në kryeqytet.

Të hyrat e tij vjetore nga Kuvendi janë 16 mijë e 143 euro.

Bashkëshortja e tij, po ashtu merr pension nga Zvicra dhe Maqedonia, që në vit ia sjell 9 mijë e 840 euro.

Shtëpi, katër banesa, katër garazhe e lokal, sa i pasur është deputeti i lvv-së, avni dehari

Dehari ka deklaruar po ashtu 5,5 mijë euro të gatshme në bankë. 3 mijë i ka deklaruar si të tijat, ndërsa 2 mijë e 500 euro të gruas.

Shtëpi, katër banesa, katër garazhe e lokal, sa i pasur është deputeti i lvv-së, avni dehari

Ai posedon edhe një veturë në vlerën e 5 mijë eurove.

Shtëpi, katër banesa, katër garazhe e lokal, sa i pasur është deputeti i lvv-së, avni dehari

Dehari, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, i cili vdiq në paraburgim në nëntor të vitit 2016, është bërë për herë të parë deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ai nga paslufta kishte punuar në institucionet e vendit, përfshirë Kuvendin e Kosovë.

Dy vjet pas çlirimit të Kosovës dhe kthimit të tij në Prishtinë më 1999, Avni Dehari ishte punësuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2017, për të kaluar pastaj në një institucion edhe më të rëndësishëm. Në vitin 2008, Avni Dehari ishte punësuar në Kuvendin e Kosovës, institucion ku në atë kohë kryetar ishte Jakup Krasniqi nga PDK. Aty punoi edhe gjatë kohës kur kryetar ishte Kadri Veseli, deri në vitin 2012, kur edhe u pensionua.

Avni Dehari, 74 vjeçar e ka prejardhjen nga fshati Sllupçan, rrethi i Kumanovës, ndërsa me profesion është mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button