Lajmet e funditVendi

ShSKUK: Më shumë lirime sesa pranime të pacientëve me Covid-19, nëpër spitale

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24 orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacienteve, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë,  838 me oksigjeno-terap dhe 65 në kujdes intensiv.

368 pacientë janë të shpërndarë nëpër klinikat e Kosovës:

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 64  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Ndërkaq, në spitalet rajonale gjenden 634 pacientë:

Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

Spitali i Gjakovës, 76  pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button