Lajmet e funditVendi

Shqipëria në OKB – Kosova ta shfrytëzojë për njohje e anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Shqipëria edhe zyrtarisht është bërë
anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të
Bashkuara (OKB), me mandat dyvjeçar.

Ky momnetum duhet që të shfrytëzohet
nga Kosova i tha Ekonomia Online, profesori i Shkencave Politike si dhe njohës
i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Madje ai konsideron se anëtarësimi
i Shqipërisë në OKB do të ketë ndikim edhe në Ballkan në përgjithësi.

“Është një nivel ku
diskutohet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në glob në tërësi dhe Shqipëria
tash është një nga dhjetë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë.
Pesë janë permanente ndërsa këto dhjetë sivjet janë Shqipëria, Brazili, Gana, Kenia,
Meksiko, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që është një hap shumë
pozitiv jo vetëm pozitiv jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për
Ballkanin”.

Sipas Arifit, Shqipëria mund të
ndihmojë edhe në procesin e njohjes për Kosovën si dhe anëtarësimin  në organizata ndërkombëtar.

Ai thotë se është i nevojshëm një
koordinim i ministrive përkatëse të të dyja shteteve në mënyrë që të avancohet
agjenda shtetërore e Kosovës.

“Ministria e Jashtme e
Shqipërisë i ka potencuar dy pika që do t’i sforcoj jashtëzakonisht shumë në
debatet që do të bëhen në Këshillin e Sigurimit dhe ato janë paqja dhe siguria
në Ballkanin Perëndimor sepse e kemi pa që është jashtëzakonisht një situatë
shumë fragjile. Nën dy është shumë specifike është procesi i njohjeve për
Kosovën që është një pikë shumë pozitive për ne”.

“Por në këtë mes besoj se prapë ekziston
një handikap po themi njo jo kohezion i çështjes sepse Republika e Kosovës tash
ish dashur që ta ketë një koordinim së bashku me Ministrinë e Jashtme apo
respektivisht me misionin e OKB-së në Këshillim e Sigurimit të Shqipërisë që të
koordinohen dhe Kosova t’i jep të gjitha asetet e veta që i ka në dispozicion
të këtij misioni atje që ta forcojmë edhe më shumë lobimin dhe fuqizimin e
Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”.

“Shqipëria nuk do të loboj vetëm
për Kosovën e Ballkanin Perëndimor por edhe për aleatët tonë siç janë ShBA-ja,
Britania dhe Franca. Andaj e shoh shumë pozitive dhe mirëpres që në këto dy
vitet e ardhshme që Shqipëria të jetë shumë më proaktive në politikën e
jashtme, por edhe në avancimin e agjendës shtetërore të Kosovës, anëtarësimin
në organizata të ndryshme ndërkombëtare rajonale”.

Arifi tha se deri sa të jetë në
fuqi Rezoluta 1244, Kosova nuk mund të përfaqësohet pa UNMIK-un në OKB, duke e
konsideruar si proces afatgjatë që kërkon angazhim, raporton EO.

“Hapi i dytë është procedura
e pranimit të pranimit të Kosovës në OKB. Momentin që ne bëhemi anëtarë atëherë
vetvetiu Kosova mund të përfaqësohet në OKB, por unë këtë e shoh si një hap
shumë të largët, por duhet të jetë synimi jonë afatgjatë. Por si të arrihet
atje është një mal me procedura, probleme dhe me çështje që ne duhet t’i
zgjidhim brenda dhe jashtë mandej”.

Si pjesë e OKB-së, Shqipërisë do
t’i takojë presidenca e këshillit dy herë gjatë mandatit. Delegacioni shqiptar
do të drejtojë mbledhje me rëndësi dhe do të marrë pjesë në to me të drejtë të
plotë vote, por jo vetoje.

Në këto mbledhje, mund të
influencohet mbi çështje specifike, të cilat janë me rëndësi për rajonin të
cilin vendet përfaqësojnë.

Po ashtu, rol do të ketë edhe në
krijimin e organeve paqeruajtëse apo të tryezave ndërmjetësuese.

Në rastet e tryezave vendimmarrëse,
delegacioni shqiptar do të shprehë vullnetin nëpërmjet votës. Këtu përfshihen
edhe misione për ndërhyrje ushtarake, misione humanitare apo më gjerë.

Shqipëria në okb – kosova ta shfrytëzojë për njohje e anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
Shqipëria në okb – kosova ta shfrytëzojë për njohje e anëtarësim në organizatat ndërkombëtare » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button