Lajmet e funditVendi

Shoqata e Bankave të e Visa përmbyllin fushatën informuese “Të kryejmë pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt”

Shoqata e Bankave
të Kosovës në bashkëpunim me Visa, zhvilluan fushatën informuese gjatë
periudhës shtator – dhjetor 2021 që kishte për qëllim informimin e qytetarëve
rreth mundësive të blerjeve me kartë bankare online dhe çështjeve të sigurisë
gjatë pagesave online.

Gjatë muajve të
fushatës, Shoqata e Bankave të Kosovës realizoi artikuj, publikime informuese
në rrjetet sociale dhe video informuese të transmetuara në kanalet televizive
dhe në radio duke sqaruar përparësitë e këtyre pagesave por edhe duke informuar
rreth aspekteve të sigurisë dhe mundësive të shumta që i ofrojnë bankat përmes
kartave bankare.

Zhvillimi i shpejtë dhe avancimi i teknologjisë ka
rezultuar edhe në ndryshimin e shprehive të blerësve në kryerjen e pagesave.

Në një anketim të
realizuar nga Visa për pagesat dhe blerjet online në rajonin e Ballkanit
Perëndimor, në Kosovë rezulton se 41 për qind e të anketuarve ishin të gatshëm
të paguajnë nëpërmjet telefonave të mençur faturat mujore dhe shërbimet e
parkimit, ndërsa biletat e teatrit, kinemasë dhe transportit publik renditen në
vendin e dytë (35 për qind). Të tretat në radhë janë pagesat në dyqane, kafene
dhe restorante (33 për qind). 32 për qind e të anketuarve janë shumë të
interesuar për blerjet e mëdha të biletave për udhëtime ose blerjet e orendive
shtëpiake. Ndërsa nga gjithsej blerjet online, në total 89% e konsumatorëve
kryesisht porosisin produkte përmes telefonave inteligjentë.

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa dhe
bankat komerciale të Kosovës, mbështetën këtë fushatë informuese e cila kishte
ndikim pozitiv në informimin e qytetarëve të Kosovës për avancimet dhe
mundësitë që tani ofrohen në sektorin bankar të shërbimeve të pagesave.  

Shoqata e bankave të e visa përmbyllin fushatën informuese “të kryejmë pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt”
Shoqata e bankave të e visa përmbyllin fushatën informuese “të kryejmë pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt” » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button