Lajmet e funditVendi

Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore

Shkarkimet e ambasadorëve përfaqësues të Kosovës në vendet e tjera dhe pastaj riemërimet e tyre po i konsiderojnë të duhura po që janë bërë pa një plan veprimi, njohësit e çështjeve të politikave ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Të nevojshëm shkakrimin e ambadorëve e
ka parë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, Afrim Hoti i cili në një prononcim
për Ekonomia Online.

Ai ka pohuar se ka një lëngim tash e
sa kohë të shërbimit të jashtëm kosovar.

“Parimisht shkarkimet në dukje të parë
nuk janë të mira sepse fundja fundit tregojnë për një lloj deformimi të
procesit. Ndërkohë që në rastin e Kosovës ka mund dhe duhet të shihet me
pozitivitet për faktin që shërbimi ynë i jashtëm tash e sa kohë po lëngon për
shkak të problematikave të ndryshme duke filluar nga çështja e politizimit të
skajshëm të këtij shërbimi, pastaj joprofesionalizmit, ngarkesës së madhe në
veçanti këto vitet e fundit”.

“Mbi këtë bazë ka qenë e domosdoshme
një ndërhyrje nga ana e autoriteteve të Kosovës dhe se objektivi themelor është
të ristrukturohet dhe të adresohet nevoja për ta ridizajnuar një shërbim që të
jetë sa më efikas dhe i suksesshëm”, është shprehur ai.

Hoti poashtu ka thënë se procesi i
riemërimit duhet të karakterizohet me njerëz që kanë kredibilitet dhe
profesionalizëm sepse vetëm kështu diplomacia kosovare mund të shënojë progres.

“Më shumë se çështja e shkarkimit është
e rëndësishme çështja e riemërimeve sepse edhe për këtë duhet të jemi shumë të
kujdesshëm, sepse nëse akuzojmë njëren palë ose eventualisht shërbyesit aktual
për përfshirjen në politikë ose çfarëdo fenomeni i cili vë në kundërshtim me
dispozitat ligjore atëhere ne duhet të japim shembullin e mirë pra për të zgjedhur
diplomatë të tillë që i kërkon Ligji për shërbimin e jashtëm dhe ky ligj
aktualisht niset nga ndarja 50 përqind me 50 përqind dmth diplomatë të karrierës
dhe të emëruar politik dhe le të shpresojmë që emërimet e ardhshme do të jenë të
tilla që shërbimit tonë do t’i japin njerëz me kredibilitet dhe profesionist në
mënyrë që diplomacia jonë të ecën përpara” ka shtuar ai.

Sipas profesorit Hoti një nga pasojat
e mungesës së ambasadorëve do të jetë shkëputja e hallkës së komunikimit të
Kosovës me këto vende.

“Pasojat e mungesës së ambasadorëve
janë shumë të mëdha. Ne si shtet i vogël edhe në rastet kur kemi të emëruar
diplomatë dhe kur kemi përfaqësim në shtet të caktuara hapësirën e manovrimit e
kemi shumë të vogël, kjo për faktin e mungesës së fuqisë politike dhe fuqisë së
vendit që përfaqësojmë”.

“Nëse kësaj i shtohet fakti që qendra
të caktuara shumë të mëdha numerikisht mbeten të pambuluar me diplomatë atëherë
defininitivisht menoj që kjo paraqet një shkëputje të hallkës së komunikimit të
Kosovës me këto vende”, ka përfunduar ai.

Profesori, Dritëro Arifi shkrimin e
ambasadorëve e ka parë si një proces pa plan dhe analizë. 

Arifi ka thënë në një intervistë për
Ekonomia Online se këto shkarkie do të paraqesin një vakum të të bashkëpunimit
bilateral mes Kosovës dhe vendeve tjera.

“Shkarkimi i ambasadorëve ka qenë pa
një plan të veprimit, pa një analizë të thellë sepse mos të harrojmë që në
gjashtë vende kryesore, prej G7-ës në G6-të nuk kemi ambasadorë që është
fuqiplotë siç është për shembull Ëashingtoni, Londra, Parisi, Berlini, Tokyo
dhe Brukseli. Kemi vende shumë rëndësishme pa ambasadorë, në Londër që 3 vjet
nuk kemi dhe jo është një anomali jashtëzakonisht e madhe që po e përcjell çdo
Qeveri jo vetëm këtë”.

“Kjo tregon një lloj mentaliteti
primitiv ballkanik, më shumë mirren me hakmarrje se me përmbajtje. Shkarkimi i
tyre krijon vakum, problem sepse në një mënyrë ne po e ulim nivelin e përfaqësimit
tonë në raport me shtetet tjera sidomos me ShBA-në. Kjo krijon një vakum të
bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe vendeve tjera” është shprehur ai.

Poashtu Arifi ka veçuar Demush Shashën
nga emrat e përfolur për ambasadorë, duke e cilësuar se profesionist që i njeh
rrethanat politike jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në Bashkimin Evropian,
raporton EO.

“Nëse i kthehemi emrave që janë përfolur
së fundmi e kisha veçuar vetëm një emër që kam respekt të jashtëzakonshëm dhe e
njoh si profesionist sepse më ka ra me bashkëpunu me zotëri Demush Shasha dhe
kjo është e vetmja punë pozitive në këtë vorbullën e hakmarrjes dhe veprimeve
negative sepse Shasha është i njohur me të gjitha proceset e integrimeve
evropiane, i njeh rrethanat politike jo vetëm në Kosovë e rajon por edhe në
Bashkimin Evropian. Ka pasur edhe raporte personale me shumë zyrtarë të
shteteve të ndryshme dhe besoj që është një figurë kredibile për të qenë
ambasadorë në Bruksel” ka shtuar ai.

Kurse Arifi ka theksuar se ka emra të
përfolur që mund të krijojnë probleme dhe ta dëmtojnë komplet përfaqësimin
diplomatik të Kosovës

“Nëse flasim për emrat tjerë më shumë
janë politik pra nuk po mund të i ikim avazit të vjetër. Është dashur të jenë
emra më profesional edhe nëse mund të kenë ndryshime politike nuk ka lidhje nëse
janë profesional, por në rastin e disa personave që janë shumë të afërt me
presidenten, me partinë apo kanë qenë deputet shumë të zëshëm e militant”.

“Kjo krijon problem dhe e dëmton komplet përfaqësimin diplomatik të Kosovës, sepse ka persona që ndoshta kanë qenë të akuzuar nëpër gjykata dhe kjo ka me qenë qudi nëse e marrin agrimentin prej shtetit pritës. Kjo është mandej një sfidë tjetër”, ka përfunduar ai për EO.

Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore
Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore
Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button