Lajmet e funditVendi

Për shërbimet postare në zgjedhje diaspora shpenzoi 1.3 milion €, shumë ankesave te Avokati i Popullit

Organizata “Germin” ka mbajtur
tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”, raporton Ekonomia Online.

Lirim Krasniqi nga kjo organizatë,
tha se votimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm për procesin zgjedhor në përgjithësi,
duke përmendur këtu kornizën ligjore që i përcakton të drejtat e këtyre
votuesve.

“Votimi jashtë vendit është
shumë i rëndësishëm duke treguar këtu të drejtat e tyre mbi kornizën ligjore e
cila ja përcakton të drejtat e tyre bazë mbi votën e tyre”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se 22 591 fletëvotime
nga diaspora janë refuzuar, duke shtuar se janë shpenzuar 1.3 milion euro për
shërbimet postare nga diaspora për zgjedhjet e përgjithshme.

“Është një numër i madh i
fletëvotimeve ku në bazë të shifrave që kemi janë të refuzuara 22 591, të
verifikuara janë 79, 201 dhe kjo është shqetësuese. Poashtu votat e aprovuara
nga jashtë sipas shteteve në dy palë zgjedhje janë nga Gjermania, Zvicra,
Austria etj. Vetëm 19 vota të aprovuara nga Serbia”, thekson tutje ai.

“Kjo është lista e 20
kandidatëve më të votuar nga diaspora, që për herë të parë janë nxjerrë këto të
dhëna, ku prin: Vjosa Osmani, Arben Vitia, Glauk Konjufca etj”.

“Shërbimet mesatare të
votuesve nga jashtë variojnë 10 euro për një zarf, ndërsa shërbime të shpejta
60 euro. 1.3 milion euro është kostoja e shërbimit të votuesve nga jashtë me shërbimet
postare që kanë bërë”.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha
se në këtë diskutim tha se kanë pranuar shumë ankesa, duke shtuar se ky proces
duhet që të garantojë të drejta të barabarta për të gjithë votuesit.

“Ky raport do shërbej për të
gjitha institucionet dhe proceset zgjedhore. Institucioni jonë i ka përcjell me
shumë vëmendje dhe ka pranuar shumë ankesa prej votuesve nga jashtë të cilat
kanë pas të bëjnë me probleme në verifikim, mos përfshirja në drejtë vote e
qytetarëve, procesi i verifikimit përmes telefonit”.

“Unë kam parë me vëmendje dhe
mendoj që votimi duhet të jetë i paraparë në bazë të elementeve të gjithëpërfshirëse
dhe që të kenë të drejta të barabarta dhe të përcaktuara drejtë”, tha
Qelaj.

Për shërbimet postare në zgjedhje diaspora shpenzoi 1. 3 milion €, shumë ankesave te avokati i popullit
Për shërbimet postare në zgjedhje diaspora shpenzoi 1. 3 milion €, shumë ankesave te avokati i popullit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button