Lajmet e funditVendi

Shefi i BE-së nga Gjakova: Do ta mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Tomash
Szunyog ka marrë pjesë në ngjarjen B2B të Projektit TIK-u për Zhvillim në
Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Vizita është pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”,
fushatë e cila synon të informojë qytetarët mbi mbështetjen që unionin jep me
projektet të ndryshme në të gjithë sektorët.

Szunyog tha se takimi i bizneseve më
njëri-tjetrin do të mundësojë përfshirjen ne treg sa më të gjerë, duke shtuar
se projekti ndihmon në rritjen e bashkëpunimin të sektorin e ICT-së.

Ai ka sqaruar se prej kur ka filluar
implementimi i projektit kanë trajnuar 500 persona në këtë fushë.

Shefi i BE-së tha se mbeten të përkushtuar që
ta mbështesin rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg të bizneseve.

“Jam i nderuar që jam prezentë në eventin e
pesë me radhë B2B ku bizneset do të takohen me kompani të tekstileve. Shpresoj
që dita e sotme do të sjellë mundësi të reja sa i përket digjitalizimit. Ky
event jep mundësinë e bashkëpunimit të ICT dhe përfshirjes në treg më të
gjerë”.

“Ky projekt ndihmon në formësimin e sektorit
digjital. Ne mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg. Që nga
janari kur ka filluar projekti kemi parë zbatim dhe mbi 500 njerëz do të jenë
të trajnuar nga ICT. Mbi 42 evente do të organizohen, 4 janë evente B2B dhe
janë mbajtur në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe do të mbahen së shpejti edhe në
Prishtinë”.

“Pjesëmarrës të këtyre eveteneve janë të
diplomuar. U jepet mundësi që të përfshihen përmes ICT. Jam shumë i kënaqur që
jam këtu ku promovohen inovacioni dhe trajnimet biznesore. Falënderoj
pjesëmarrësit dhe shpresojë që ky event do të rezultojë në partneritete
konkrete”.

Artanë Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, tha
se nga zhvillimi i këtij sektori mund të përfitojë edhe sektori i bujqësisë,
gastronomia, etj.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu në vizitën e
parë në Gjakovë. Sektori i TIK është me rëndësi për shkak të rritjes së
eksportit dhe është kampione në rajon për shtrirje të internetit. Sektorët
tekstili bujqësia gastronomia mund të përfitojnë nga digjitalizimi”.

“Digjitalizimi është domosdoshmëri dhe sfidë
dhe projekti ICT e dëshmon përkushtimin e gjithë akterëve në Kosovë për
digjitalizimin e ekonomisë. Unë jam e bindur që projekte ai ky do të
kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë. Edhe trajnimet që po zhvillohen kanë
pjesëmarrje të balancuar gjinore. Të sigurohemi që përfshirja e grave të jetë e
barabartë”.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, tha
se BE-ja është donatori më i madhë në Gjakovë dhe Kosovë në përgjithësi dhe se e
ka ndihmuar vendin jo vetëm sektorin e TIK po edhe shumë sektorë, raporton EO.

“Unë jam tepër i lumtur me trendet në Gjakovë
për një kohë stabile. Nëse në vitin 2016 janë dhënë 2 800 metra katror në vitin
2020 janë dhënë 70 mijë metra katrorë leje ndërtimi”.

“Për shkak të këtij trendi kemi rritje 44% të
të hyrave të komunës së Gjakovë. Kemi mbërritur me tejkaluar 70% të të hyrave
vetanake. Duhet mi falënderuara ICT Kosova”. 

Vjollca Qavolli, drejtoreshë ekzekutive e “STIKK”,
tha se pandemia a ka dëshmuar se sa është i rëndësishëm ky sektor.

“Megjithatë fjalimet falënderuese janë të
nevojshme për donator. Një përshëndetje nga zotëri Szuynog. Unë përfaqësoj
sektorin ICT dhe ky projekt ka qenë i kërkuar me vite të tëra që të kemi rini
të shkathtë për ICT”.

“Ky projekt po realizohet dhe 7 vitet e fundit
orientimi ka qenë eksporti. Megjithatë pandemia na ka treguar që sektorë tjera
nuk mund te zhvillohen pa ICT”.

Shefi i be-së nga gjakova: do ta mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg
Shefi i be-së nga gjakova: do ta mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

May be an image of 1 person, standing, drink and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and suit
Shefi i be-së nga gjakova: do ta mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg
Shefi i be-së nga gjakova: do ta mbështesim rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen në treg » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button