Lajmet e funditVendi

Shala i sheh normale debatet brenda PDK-së: Stagnim po shkakton mungesa e Kadri Veselit

Deputeti i Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala po i konsideron krejt normale debatet
e fundit brenda kësaj partie, ku disa anëtarë po kërkojnë dorëheqjen e Kryesisë
dhe Këshillit Drejtues.

Madje sipas tij, është normale që të kërkohen ndryshime të strukturave
të partisë nga të pakënaqurit,

Siç thotë ai, në çdo
parti mund të kenë qëndrime ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe
vazhdojnë të ndodhin brenda skenës politike.

“Partia
Demokratike si asnjë parti tjetër konsideroj që debatin e brendshëm e ka shumë
të hapur dhe janë krejtësisht normale, mendimet ndryshe, kritikat ndryshe
qëndrimet ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin
brenda skenës politike”.

“Kështu që
është diçka që është krejt normale kur aktivistë shumë vjeçarë dhe puntorë e
simpatizantë të kësaj partie, por edhe struktura udhëheqëse kanë mendim ndryshe
në raport me momentet të caktuara të zhvillimit të ngjarjeve brenda
partisë”, u shpreh Shala.

Tutje deputeti
Shala tha që PDK-ja është pjesë e proceseve të ndryshimit dhe reformimit të
vendit.

Mirëpo sipas tij,
stagnim në këtë parti po shkakton mungesa e kryetarit, Kadri Veseli, që po
gjykohet në Hagë nën dyshimin për krime të luftës.

“PDK ka disa
vite që është pjesë e proceseve të ndryshimit, pra qysh kur ishte kryetari
Veseli, direkt si erdhi në krye të partisë ka filluar një proces i reformimit
të brendshëm, të reformit jo vetëm kadrovik, por edhe politik të partisë dhe
është pjesë  e pandashme e lëvizjes në
drejtim më të mirës në raport me kohën, pra PDK është në proces të reformimit”.

“Ndoshta për
momentin kemi një stagnim të vogël për shkak të lëvizjeve dhe mungesë edhe të Veseli
por jam thellë i bindur që kapacitetet që ka thellë Kryesia dhe Këshilli Drejtues
i partisë demokratike do të vazhdojnë rrugëtimin e reformave të brendshme dhe
konceptin me të cilin do vazhdojë rrugëtimin e saj”.

Përderisa anëtari i
kësaj partie, Lirak Çelaj në një intervistë për EO, ka thënë se nuk është i
vetmi që po kërkon dorëheqjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues pas rezultateve
në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shala i sheh normale debatet brenda pdk-së: stagnim po shkakton mungesa e kadri veselit
Shala i sheh normale debatet brenda pdk-së: stagnim po shkakton mungesa e kadri veselit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button