Lajmet e funditVendi

Shahini: Dialogu ekonomik social në Kosovë i rrezikuar nga qeveritë e papërgjegjshme

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, mori pjesë në forumin e 8 të komitetit Ekonomik dhe Social Evropian KESE për Ballkanin Perëndimor  nga  30 shtator – 1  nëntor në Shkup, për të cilën u diskutuan tema të rëndësishme Ekonomike dhe Sociale për shoqërinë e Ballkanit Perëndimorë dhe  të BE-së në hartimin e një strategjie të përbashkët të  nivelit Ballkanik nëpërmjet dialogut Ekonomiko Social si përforcim i bashkëpunimit të organizatave të ndryshme për integrimin në BE .

Shahini në paraqitjen e vet tha se dialogu Ekonomik
Social në Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar nga qeveria.

“Dialogu Ekonomik Social në Ballkanin
Perëndimor është i rrezikuar jo nga punëdhënësit dhe punëmarrësit por nga qeveritë
e papërgjegjshme të cilat i ikin dialogut duke i injoruar partnerët Social dhe shoqërinë
civile”.

“KESE në Kosovë ekziston në bazë të
ligjit  të veçantë dhe në këtë këshillë zgjedhën
anëtarët sipas kritereve të caktuar me ligj por ky këshill nuk është thirrur
tash e një vit si mungesë e gatishmërisë së qeveris së vendit për ti trajtuar
temat e ndjeshme po të domosdoshme për tejkalimin e krizës Ekonomike siç janë
paga minimale,paga mesatare,marrëveshja e përgjithshme kolektive, ligji i
punës,të drejtat e punëtorit dhe të ndërmarrësit si dhe kriza ekonomike e
shkaktuar nga  Covid 19 dhe tejkalimin e
këtyre vështirësive”.

KESE ishin të njoftuar për ngecjen e dialogut
Social në Ballkan dhe në Kosovë dhe theksuan nevojën e përfshirjes së plotë të
partnerëve Socialë dhe organizatave të shoqërisë civile në përcaktimin e
zhvillimit të qëndrueshëm të politikave nxitëse për investime Ekonomike dhe të
drejtave esenciale të punëdhënësit dhe punëtorëve si katalizatorë Social dhe i qëndrueshëm
për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komiteti Ekonomik Social Evropian I
mbështet  të gjitha iniciativat për avancimin
e dialogut Ekonomiko Social dhe shpreh keqardhjen për disa vende të Ballkanit
që kanë lënë anash partnerët e rëndësishëm për zhvillim dhe punësim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button