Lajmet e funditVendi

Serbia paralajmëron kundërpërgjigje nëse Kosova fillon kampanjën për njohje

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq ka thënë se Serbia është plotësisht e angazhuar për të respektuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe nuk do të heq dorë e para nga moratoriumi për të suspenduar kampanjën e njohjeve, por do të reagojë seriozisht dhe me vendosmëri ndaj lëvizjeve të Kosovës dhe lobuesve të saj.

Staroviq ka thënë se Serbia është në komunikim me një numër shtetesh që janë të gatshmë të ndryshojnë vendimin dhe të tërheqin njohjen e Kosovës, shkruan Tanjug.

Ai ka thënë se Beogradi është i gatshëm të përgjigjet me vendosmëri nëse Kosova lanson aktivisht kampanjën për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nëse kërkon anëtarësim në organizatat ndërkombëtare pasi moratoriumi një vjeçar ka kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button