Lajmet e funditVendi

Serbia: Nëse nuk themelohet Asociacioni, s’do të ketë sukses në negociata

Shefi i delegacionit serb Petar Petkoviq pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi të ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe s’do ketë përparim në negociata, raporton Gazeta Express.

Petkoviq para gazetarëve në Bruksel ka thënë poashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.

Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit tre palësh sot tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button