Lajmet e funditVendi

Selmanaj: Si e morëm dhe si e lamë qeverinë dhe qeverisjen?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka numëruar sukseset e arritura të Qeverisë Hoti gjatë 9 muajve udhëheqje.

Tutje, ai përmendi gjendjen kaotike që e kanë
gjetur qeverinë para 9 muajve.

Në vijim statusi i tij i plotë:

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe
qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe
të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës
(SHBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake
amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me
Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në
sistemin e drejtësisë;

E si e lam sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të
pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende
shume pozitive;

Me plotë miq dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime
miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione
paqëruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, s’ka
harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove,
bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në
drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga
anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria
e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise
në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithsecili se qasja në
qeverisje mund të na  dalloj, por qasja
dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhësh, me votë rrëzohesh dhe me
votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button