Lajmet e funditVendi

Sateliti Kosova 1.0 lansohet në hapësirë në kuadër të garës First Global Challenge

Ekipa e Kosovës në garën ndërkombëtare të Robotikës “FIRST Global Challenge” ka lansuar në hapësirë satelitin Kosova 1.0.

Sateliti Kosova 1.0, brenda të cilit ka një mikrokontrollues, aparat fotografik e një senzor mjedisor tashmë ka prekur stratosferën.

Moto e garës së këtij viti është “Zbulo dhe Rimëkëmb” – një temë e lidhur ngushtë me shëndetin global pas sfidave të mëdha me të cilat po përballet bota si pasojë e pandemisë Covid 19.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka përgëzuar ekipin e drejtuar nga UBT për këtë sukses.

“UBT do të vazhdojë të ndihmojë të rinjët e me theks të veçantë vajzat e Kosovës në arritjen e kompetencave të bazuara në STEM si qëllime të mileniumit dhe që ta pozicionoj Kosovën në rang të lartë botëror”.

“Deri tani kemi bërë implementimin e shumcës së teknologjisë moderne: Robotikë, 3D printing, intelegjencë artificiale, programim, 5G, realitet virtual, mekatronikë, energji e tani jemi të lumtur edhe me suksesin që lidhet me hapësiren dhe satelitët”, është shpehur Rektori Hajrizi.

UBT edhe sivjet ka organizuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare të robotikës, ku ekipa kosovare e dominuar nga vajza entuziaste të fushës, ka dëshmuar edhe njëherë potencialin tonë për të qenë pjesëmarrës dhe kontribues në gara të tilla globale, të cilat bazohet në zgjedhjen të reja e praktike të problemeve me të cilat rinia dhe komunitetet në përgjithësi ballafaqohen çdo ditë, përmes sistemit të edukimit të bazuar në STEM.

FIRST Global Challenge është një garë ndërkombëtare e robotikës e stilit olimpik që zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm.

Secili vend konkurron me ekipin e vetë, duke shfaqur inovacionin e tyre në programime të ndryshme të robotikës, si pjesë e nxitjes së mirëkuptimit e bashkëpunimit midis të rinjëve nga mbarë bota, për të përdorur aftësitë e tyre në përgjigje të sfidave globale. Ndryshimi i botës, përmes inspirimit të të rinjëve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button