Lajmet e funditVendi

Samiti në Slloveni – Shasha: Është formal, nuk pritet diçka konkrete për Kosovën

Mbështetja
e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të jetë fokusi i
samitit që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë, tha për Ekonmia Online, njohësi
i politikave evropiane, Demush Shasha.

Drejtori i
Instituti Epik, Shasha, tha se nuk do të ketë diçka konkrete sa i përket Kosovës,
përveç çështjes së dialogut me Serbinë.

“Sa i
përket Kosovës nuk duhet pritur ndonjë gjë konkrete nga Samiti, pasi do të ofrojë
një mbështetje parimore e të përgjithshme sa i përket procesit të zgjerimit të
Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por janë ndoshta dy temat le të
themi konkrete të cilat do të diskutohen dhe ajo është ndihma e BE-së për
Ballkanin Perëndimor në përballje me pandeminë dhe ndihma e saj për periudhën
post-pandemike”.

“E
respektivisht realizimi i planit investues për Ballkanin Perëndimor dhe 30
miliardë euro të cilat përafërsisht plani i ka paraparë për të investuar në
infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Tutje,
Shasha theksoi se më shumë do jenë diskutime më të përgjithshme dhe në veçanti
dialogu Kosovë-Serbi dhe nevoja për të bërë progres.

“Përtej
kësaj do jenë pastaj diskutime më politike dhe të përgjithshme sikur mardhëniet
rajonale, dhe në këtë kontekst në veçanti dialogu Kosovë-Serbi dhe nevoja për të
bërë progres në kuadër të dialogut, jo vetëm sa i përket dy vendeve por rajonit
në përgjithësi. Përveç këtyre temave më të përgjithshme nuk duhet pritur ndonjë
temë të veçantë për Kosovën në kuadër të samitit”.

Madje, ai
e quan takimin e sotëm formal, dhe që vet ky takim është sukses në vete pasi po
mbahet fizikisht që nga 2018-ta kur ishte hera e fundit.

“Patjetër
se formale, por në përgjithësi samite të tilla multilaterale janë çdoherë
formale, por kësaj rradhe çka duhet vlerësuar është se ky takim është një nga
ato takime ku vet ai takim është sukses. Pse e them këtë sepse takimi mbahet për
herë të parë pas tre vitesh, pra viti 2018 hera e fundit, dhe tani liderët e
kanë mundësinë që të taohen fizikisht dhe të bisedojnë personalisht pasi që
edhe në diplomaci kjo është tejet e rëndësishme që palët të shihen dhe të
diskutojnë dhe të kanë këtë pjesën e diplomacisë”.

Liderët do të diskutojnë 5 çështje
kyçe: Marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi në luftimin e pandemisë
Covid-19, zbatimin e Planit Investues dhe Ekonomik për Ballkanin në vlerë prej
30 miliardë euro,  bashkëpunimi rajonal
dhe koordinimi i politikes së jashtme dhe të sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button