Lajmet e funditVendi

Salla “1 Tetori” hap dyert për vaksinim edhe të dielave, qytetarët mirëpresin vendimin e Qeverisë

Pas një kohe të gjatë, qendrat e vaksinimit në Kosovë kanë filluar të punojnë edhe të dielave. Qytetarët kanë mirëpritur këtë ndryshim. Sipas tyre, ky vendim i Qeverisë ka qenë shumë i nevojshme, raporton Ekonomia Online.

Në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, salla
“1 Tetori”, është parë një interesim për të shfrytëzuar këtë ditë për
t’u vaksinuar.

Qytetari nga Vushtrria dhe njëherit punëtor i KEK-ut, Selatin Kadriaj, tha se është diçka e mirë që ka filluar edhe sot vaksinimi i popullatës.

“Unë mendoj që është proces i mirë dhe
sidomos që ka fillua edhe të dielën. Unë punoj në KEK dhe bashkë me kolegët e
tjerë kemi ardhur të organizuar dhe po marrim vaksinën sot”.

“Në fillim kam hezituar me marrë vaksinën
por kam ardhur në përfundim që duhet me u vaksinua të gjithë, sepse është në të
mirë të shëndetit”, tha tutje Kadriaj.

Edhe qytetari Halil Mehmetaj, tha se është
diçka pozitive që të punohet të dielave, madje për të do ishte mirë që të
punohej deri në orën 22:00, raporton EO.

“Shumë mirë unë e kisha vazhdu orarin
deri në 22:00 deri sa është ora policore. Unë jam sot në përcjellje por që më herët
i kam marrë dy dozat. Apeloj që të gjithë t’i marrin vaksinat”, tha
Mehmetaj.

E edhe qytetari tjetër Idriz Gashi ka mirëpritur
procesin e vaksinimit edhe të dielave, i cili 
tha se tashmë qytetarët nuk kanë arsye që të mos vaksinohen.

“Shumë mirë gjithçka ishte në rregull,
edhe më mirë që po punohet të dielën. Tashmë nuk kanë arsye që të gjejnë për të
mos u vaksinuar”.

Ai tutje tha se nuk ka pritur për termin, dhe se tërë procesi shkoj në rregull.

Salla “1 tetori” hap dyert për vaksinim edhe të dielave, qytetarët mirëpresin vendimin e qeverisë
Salla “1 tetori” hap dyert për vaksinim edhe të dielave, qytetarët mirëpresin vendimin e qeverisë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.
No description available.
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button