Lajmet e funditVendi

Sadiku: Kosova duhet të mbajë pozicion neutral për konfliktin në Rripin e Gazës

Politikologu Arbnor Sadiku, vlerëson se Kosova është më mirë që të mos deklarohet rreth shpërthimit të konfliktit së fundmi në Rripin e Gazës.

“Konflikti Izrael-Palestinë e ndan botën në dysh. Edhe nëse Kosova do të kishte qëndrim do të duhej të ishte i balancuar në kuptimin që të ketë ndalim të dhunës. Është me rëndësi që Kosova si vend i ri që të ketë qëndrim neutral sepse kemi nevojë për miq në të dy anët dhe sa më shumë të ketë stabilitet në gjithë botën është aq më mirë”, është shprehur Sadiku, njofton Klan Kosova.

“Nuk jemi vend që mund të jetë lider në kuptimin e diplomacisë dhe as atë ushtarake. Neutraliteti mund të duket absurd por është në rregull sepse Kosova nuk është e anëtarësuar nëpër organizata ndërkombëtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button