Lajmet e funditVendi

Ruzhdi Shehu me program konkret për Junikun, premton realizimin e mbi 50 projekteve

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, në
një intervistë për Ekonomia Online ka prezantuar programin e tij me 50 projekte
konkrete për qytetarët e kësaj komune.

Madje, Shehu theksoi se ky program do të realizohet me marrjen e
mandatit 4 vjeçar në komunën e junikut.

“Programi ynë për Junikun është i përgatitur me kujdes nga profesionistë
të fushës. Pra duhet tu përgjigjemi kërkesave të qytetarëve të Junikut. Si i
tillë ky program përbëhet nga 5 shtylla dhe të ndara në 18 prioritete të cilat
do të jetësohen më shumë se 50 projekte konkrete për qytetarët e Junikut.
Programi ynë do të realizohet në përpikëri deri në fund brenda mandati 4 vjeçar
në komunën e Junikut”.

Prioriteti kryesor sipas Shehut është mbrojtja e jetës së qytetarit
andaj angazhimi i tij në shëndetësi do të jetë maksimal.

Po ashtu,  ai tha se do të
fokusohet edhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të bazuar në ndërmarrësi,
agrokulturë, turizëm, infrastrukturë, arsim, rini dhe sport.

“Jemi duke kaluar një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të
pandemisë Covid-19 dhe për qeverisjen tonë prioriteti i parë do të jetë mbrojtja
e jetës së qytetarëve dhe shëndeti i qytetarëve të Junikut. Përtej kësaj
vizioni ynë është Juniku më zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të bazuar në
ndërmarrësi, agrikulturë, turizëm dhe të përkrahur me infrastrukturë efikase si
dhe shërbime publike cilësore në arsim, shëndetësi, kulturë rini dhe sport. Pra
prioritet tona kryesore janë zhvillimi i agrikulturës, turizmit,
infrastrukturës dhe ndërmarrjet privatë”.

Mes tjerash, Shehu shtoi se do te investime konkrete në turizëm dhe
bujqësi.

“Ne fushën e turizmit do të ketë investime konkrete dhe përkrahje
edhe të fermerëve por edhe të bizneseve dhe investitorëve për të krijuar klimë
dhe kushte për investitorë të jashtëm dhe të brendshëm”.

Megjithatë, Shehu tha se përgjatë 12 vjetësh qeverisje të zotëri Kuqit
në komunën e Junikut, qytetarit nuk kanë marrë trajtimin e duhur.

“Punën dhe programin e secilit kandidat e vlerësojnë qytetarët e
Junikut me datën 17 tetor. Ajo që mund të them që zotëri Kuqi ka qeverisur në
komunën e junikut për 12 vjet dhe për bindjen time për gjatë kësaj kohe
qytetarët e Junikut nuk kanë marrë trajtimin e duhur që meritojnë”.

Shehu është i bindur se e njeh çdo pëllëmbë të Junikut, andaj me 17
tetor junikasit do të votojnë për ndryshimin.

“Unë njoh çdo pëllëmbë të Junikut dhe i di të gjitha nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Junikut. Vizioni ynë është i saktë dhe i duhur. Programi ynë qeverisës reflekton në mënyrë të plotë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Ekipi im zgjedhor dhe lista e kandidatëve për asamble komunale të Junikut përbëhet nga individë të jashtëzakonshëm të cilët e duan Junikun dhe kanë guximin profesional për të bërë ndryshimin e nevojshëm në Junik. Pra ne kemi vizionin, guximin, vullnetin dhe përkushtimin profesional. Me 17 tetor junikasit do të konfirmojnë ndryshimin në Junik dhe do të fillojë të marrë frymë sërish pas 12 vjetësh”.

Ruzhdi shehu me program konkret për junikun, premton realizimin e mbi 50 projekteve
Ruzhdi shehu me program konkret për junikun, premton realizimin e mbi 50 projekteve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button