Lajmet e funditVendi

Rusia reagon edhe një herë pasi Kosova shpalli nongrata punëtorin e UNMIK-ut

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, kohëve të fundit në baza ditore është duke u marrë me Republikën e Kosovës. Ajo sot ka reaguar lidhur me shpalljen nongrata të punëtorit rus të UNMIK-ut, Andrey Antonov.

Sipas saj, situata me deklarimin e tij nongrata ende nuk është zgjidhur.

 Derisa një veprim të tillë të institucioneve të Republikës së Kosovës e ka cilësuar si “ekstremist”, që ka për qëllim “spastrimin” nga UNMIK-ut të atye që sipas saj “kanë një perspektivë të paanshme mbi situatën në terren”.

Rusi Antonov është shpallur nongrata para dy javësh nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, pas kërkesës së kreut të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button