Lajmet e funditVendi

ATK-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, Agjencia kundër Korrupsionit ofron ndihmë

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ata prezantuan Rregulloren e
Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi
është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit.

Murtezaj me këtë rast tha se bazuar
në rezultatet e anketave të bëra kohë më parë ka rezultuar që kohëve të fundit ka
perceptim të lartë të qytetarëve në lidhje me korrupsionin.

“Institucioni jonë në bashkëpunim
me AKK-në dhe organizatat tjera kemi arritur që të zhvillojmë këtë rregullore
dhe ta miratojmë si të tillë”, është shprehur ai.

Murtezaj ka thënë se rregullorja
ka marrë miratimin e menaxhmentit të ATK-së.

“Kam pas prioritet kryesor
implementimin e kësaj rregulloreje”, ka thënë mes tjerash ai.

Murtezaj ka treguar se po përpiqen
që të rrisin transparencën dhe llogaridhënien në këtë institucion.

“Lufta kundër korrupsionit nuk
mund të luftohet vetëm nga një institucionin i vetëm, andaj ne kemi bashkëpunim
të mirë me institucionet tjera si Policinë, gjykatat e prokurorinë”.

“Rregullorja ka për qëllim poashtu
parandalimin e konfliktit të interesit të gjithë stafit të ATK-së”, ka shtuar
ai.

Gjithashtu ai ka thënë se në rregullore
parashihet që tu ndalohet marrja e dhuratave që bien ndesh me ligjin.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli
ka thënë se ligji trajton të gjithë të punësuarit në institucionet publike sa i
përket konfliktit të interesit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se ka pasur raste që
zyrtarë të ATK-së, kanë shkelur këtë ligj duke poseduar biznes dhe duke mos e
deklaruar atë.

“Kemi hasur që zyrtarët të ATK-se
kanë biznese dhe nuk i kanë deklaruar ato. Duke parë këto jemi dakorduar për
hartimin e rregullores së brendshme”.

“Ky ligj ka filluar t’i jap produktet
e para. Ne do t’i ndalim ndihmë ATK-së për zbatimin e kësaj rregulloreje”, është
shprehur ai.

Atk-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, agjencia kundër korrupsionit ofron ndihmë
Atk-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, agjencia kundër korrupsionit ofron ndihmë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Atk-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, agjencia kundër korrupsionit ofron ndihmë
Atk-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, agjencia kundër korrupsionit ofron ndihmë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button