Lajmet e funditVendi

Rrahje mes disa personave në Gjakovë, dy të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, ku disa persona janë lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar se njërit person i është thyer hunda, ndërkaq situata ka eskaluar ku janë përfshirë edhe disa të tjerë.

Gjithçka kishte filluar pas një mosmarrëveshje mes dy personave, ku viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar me të.

“Datë 29.12.2021 pas orës 21:00 , ne Rr.”Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima  kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme, i dyshuari menjëherë kishte goditur viktimën me grushte fillimisht në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (frakturë të hundës) më pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor”, tha Gjurkaj.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa dy të dyshuar lirohen  në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, njoftoi Gjurkaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button