Lajmet e funditVendi

Rivarrosen shqiptarët e vrarë në luftë

Eshtrat e Dibran Dibranit, Remzi Kurteshit dhe Zeqir Mujës u rivarrosën këtë të premte në Shipol të Mitrovicës.

Trupat e tyre u gjetën në dhjetor të vitit të kaluar në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës, derisa tek tash u identifikuan përmës AND-së.

Varrimi i tyre u bë me një organizim nën patronatin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i prindërve”.

Familjarët e martirëve thanë se kjo ditë për ta ishte pikëlluese dhe e mërzitshme por në të njëjtën kohë edhe shliruese sepse tashmë e dinë se ku prehen eshtrat e më të dashurve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button