Lajmet e funditVendi

Rivarrosen 9 martirët e masakrës së Rezallës – Jashari: Këto arkivole janë arkiva, dëshmi se kush ishin vrasësit

Janë varrosur eshtrat e nëntë martirëve të
masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në
Kizhevak të Serbisë.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin e
varrezave të martirëve në Rezallë.

Në këtë ceremoni të rivarrimit përveç
familjarëve kanë marrë pjesë edhe krerët shtetërorë dhe komunal, kryeministri
Albin Kurti dhe kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisioni Qeveritar për
Personat e Zhdukur.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e
cilësoi si njëra ndër masakrat më të pamëshirshme të kryer nga policia dhe
ushtria serbe.

Sipas Jasharit, këto masakra dhe këto arkivole
janë arkiva e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit.

“Këta u vranë në njërën nga masakrat më të pamëshirshmet nga policia dhe ushtria serbe. Për të qenë dëshmitar disa ditë më vonë bënë krimin e dytë, lanë familjarët në ankth tash e disa vite. Këto masakra, këto arkivole janë arkiva, e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit. Fatkeqësisht edhe pas kaq shumë vitesh kriminelët e kësaj masakre nuk kanë dalë para drejtësisë ata ende enden të lirë pa u ndëshkuar”, tha Jashari.

Në fund të fjalimit kryetari Jashari ndau
mirënjohje për mjekësin ligjore.

Kujtojmë se më 30 shtator kanë arritur në
Kosovë eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button