Lajmet e funditVendi

KQZ-ja rishikon buxhetin, për zgjedhjet lokale duhen mbi 7.5 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen
e rradhës, ka shqyrtuar shpenzimet si dhe rishikimin e buxhetit për këtë vit,
raporton Ekonomia Online.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i
sekretariatit të KQZ-së, tha se janë duke bërë përgatitjet në kuadër të
zgjedhjeve lokale.

Përderisa Arianit Elshani nga PDK-ja, ka bërë
të ditur koston e zgjedhjeve të parakohshme për 
Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i
kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro.

Planifikimet për koston e këtyre zgjedhjeve
kanë qenë më i madh, ka sqaruar ai, duke shtuar se kishin planifikuar 5 milionë
e 578 mijë e 712 euro.

Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së këto
zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth
5.2 milionë euro.

“Janë analizuar periudhat janar-mars mbi
koston e shpenzimeve, dhe shpenzimet janë mbi 4 milionë euro apo 34% dhe këshilli
propozon që të miratohet”, tha Elshani i PDK-së.

Poashtu është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi
i rishikimit të buxhetit për vitin 2021, raporton EO.

Elshani, ceki se buxheti aktual i KQZ-së është
7 milionë e 64 mijë, dhe në këtë buxhet është i përfshirë edhe për raundin e
dytë për zgjedhjet lokale që parashihet të mbahen në tetor.

Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar kërkesën
drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3
milion e 886 mijë e 717 euro.

“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64
mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të
bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e
Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”.

Kqz-ja rishikon buxhetin, për zgjedhjet lokale duhen mbi 7. 5 milionë euro
Kqz-ja rishikon buxhetin, për zgjedhjet lokale duhen mbi 7. 5 milionë euro » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button