Lajmet e funditVendi

Rishikimi i buxhetit – Shahini: Të pauzohen projektet infrastrukturore, të orientohen mjetet për rimëkëmbje

Qeveria duhet të
bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  të Buxhetit, në mënyrë që mjetet për projektet
infrastrukturore të destinohen për mbështetjen e bizneseve, kështu tha për
Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

Shahini tha se
Buxheti i Kosovës duhet të orientohet po ashtu në pagesën e shërimit të
personave të infektuar me virusin Covid-19.

“Natyrisht ne
duhet të kemi gjithqysh rishikim të Buxhetit, sepse situata po ndryshon dhe kjo
është më se e domosdoshme. Për t’i alukuar mjetet nga një vijë buxhetore në
tjetrën, në mënyrë që të mos mbetemi pengë e parashikimet të viteve të kaluara,
kurse gjendja ka ndryshuar gjatë gjithë kohës të këtij viti. Për atë duhet
rishikim të Buxhetit, prandaj duhet të këtë një formë tjetër të shpenzimeve të
tyre mjete, duke i destinuar për mbështetje ekonomike të vendit të bizneseve
qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë e sidomos punëtorët e sidomos
bizneset dhe të infektuarit. Të infektuarit po shërohen me mjete te veta të
cilët askush nuk po i pyet kah po i marrin. Janë të detyruar të hynë në borxhe
për t’u shëruar, kurse në anën tjetër institucionet e shtetit të Kosovës
aplikojnë orë policore, duke tentuar ta shërojnë popullin me orë policore.
Populli shërohet kur ka masa të cilat respektohen dhe rritje të efikasitetit
shëndetësore publike për qytetarët”.

Tutje, kryetari i
AKB-së tha se duhet të mbështeten iniciativat inovative që do të ndihmonin në
rimëkëmbje ekonomike.

“Me siguri
nëse do të ketë rishikim të Buxhetit ne do ta kishim sugjeruar Qeverinë e
vendit që projekte infrastrukturore që nuk janë prioritet për zhvillim dhe
rimëkëmbje, të pauzohen për një kohë të caktuar, në mënyrë që ato mjete të
alukohen për mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike, duke mbështetur iniciativat
inovative, punëtoret aktual, rritje e konsumit. Duke e rrit konsumin ne kemi
rritje të hyrave dhe tejkalim më të lehtë të krizës”.

Ditë më parë,
kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar një
letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai i ka kërkuar Kurtit të
ndryshojë Ligjin për Buxhetin.

“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka thënë Krasniqi.

Rishikimi i buxhetit – shahini: të pauzohen projektet infrastrukturore, të orientohen mjetet për rimëkëmbje
Rishikimi i buxhetit – shahini: të pauzohen projektet infrastrukturore, të orientohen mjetet për rimëkëmbje » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button