Lajmet e funditVendi

Mbi 91% rënien e të hyrave në turizëm, Hajdari: Do të krijojmë politika për zhvillimin e këtij sektori

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë publikuar hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e turizmit. Këtu u tha se gjatë vitit 2020, në Kosovë ka pasur rënie të hyrave rreth 91 për qind, ndërsa të vizitorëve rreth 70%, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se do të krijohen politika zhvillimore për zhvillimin e turizmit.

“Unë sot marr pjesë në këtë prezantim në ndikimin e sektorit të turizmit. Ky hulumtim është kryer në koordinim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Industria e Turizmit është e rëndësishme sepse radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara në botë. Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi përparësi nga aspekti kulturor dhe natyror, dhe jemi vendi i pasur si turizmi malor, me vlera artizanale, duhet të sjellim oferta sa më të mira dhe jemi të përkushtuar që të zhvillojmë politika për zhvillimin e turizmit. Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind “, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në
Kosovë, Baki Hoti, falënderoi ministren Hajdari për pjesëmarrjen në këtë event.
Më pas ia tha se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka pasur prioritet zhvillimin
e turizmit.

“Faleminderit që më në fund edhe turizmi të jetë një nga prioritetet e qeverisë duke marr parasysh që asnjë Qeveri nuk e ka pasur parasysh dhe do të jemi krahu i djathtë i institucioneve”, u shpreh ai.

Lumturije Geci, u.d e departamentit të Turizmit ka treguar se cilët sektor kanë marr pjesë në hulumtim.

Ndërsa sa i përket zvogëlimin të stafit ajo
tha se sektori i guidave ka qenë me i rrezikuari ku 61% prej tyre kanë
deklaruar së mund të humbin vendin e punës.

“Dëri me tani nuk ka ekzistuar ndonjë hulumtim vetëm për sektorin e turizmit.Në hulumtim kanë qenë të përfshirë sektori i gastronomisë, agjencive, akomodimit, transportit dhe guidave. Stafi për t’u largua prej punës ka që një prej sfidave. Sektori i guidave ka qenë më i rrezikuara dhe 61% kanë deklaruar se parashohin largimin prej vendit të punës. Bizneset kishin arritur të hyra të mëdha në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 shumica e tyre nuk kanë mundur të realizojnë të hyra më shumë se 50 mijë euro”, tha Geci.

Mbi 91% rënien e të hyrave në turizëm, hajdari: do të krijojmë politika për zhvillimin e këtij sektori
Mbi 91% rënien e të hyrave në turizëm, hajdari: do të krijojmë politika për zhvillimin e këtij sektori » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button