Lajmet e funditVendi

Ramosaj: Pretendoj të jem i pari i Deçanit, sepse jam rritur duke mësuar se si të punojë për qytetin tim

Çdo ditë nis me familjen e tij. Është rritur duke mësuar të nderojë e respektojë secilin qytetar. Është kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Aktivitetet e ndryshme e puna janë ato që nuk iu ndahet Ramosaj. Madje punon me shumë mund që jo vetëm Deçani por edhe e gjithë Kosova të jetë shtet i zhvilluar.

“Çdo ditë e nisi me familjen time, ata të cilët më kanë edukuar të jem ky që jam. Jam rritur duke u mësuar të nderoj, të respektoj e të jem afër secilit qytetar. Jam rritur duke mësuar se si duhet të punojë për qytetin tim, për qytetarët e mi dhe për vendin tim. Çdo ditë e imja është e mbushur me aktivitete, është e mbushur me punë me qëllim që të kem nje jetë më te mirë e një shtet më të zhvilluar”.

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj kërkon përkrahje dhe mbështetje me 17 tetor kur edhe pretendon të jetë prapë kryetar i Deçanit.

“Unë jam vetëm njëri nga ju, unë do jem adresa juaj, pranaj edhe këtë herë më duhet përkrahja juaj. Kërkoj përkrahjen dhe votën tuaj. I juaji përgjithmonë Bashkim Ramosaj”.

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=2429070333777486&attachment_id=874086856814215&message_id=mid.%24gAAihOgJhFk6CVO0thV8I6fhPa5i1

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button