Lajmet e funditVendi

Edi Rama në Prishtinë, Kurti e pret me ceremoni shtetërore

Kryeministri shqiptar Edi Rama është
pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti,
raporton Ekonomia Online.

Të dy janë takuar me dyer të
mbyllura, për të mbajtur një konferencë të përbashkët më pas.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.

Edi rama në prishtinë, kurti e pret me ceremoni shtetërore
Edi rama në prishtinë, kurti e pret me ceremoni shtetërore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Edi rama në prishtinë, kurti e pret me ceremoni shtetërore
Edi rama në prishtinë, kurti e pret me ceremoni shtetërore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Agjenda e plotë:

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button