Lajmet e funditVendi

Rama i del në ndihmë Kurtit, kërkon që Shqipëria t’i japë rrymë Kosovës për Vit të Ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova. Ai ka kërkuar nga ministria e Energjisë që shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar Kosovën që të ketë energji elektrike për netët e vitit të ri.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka theksuar tutje se pavarësisht gjendjes nëpër të cilën po kalon edhe vetë Shqipëria, do ta ndajnë aq sa kanë me Kosovën me rastin e festave të fundvitit.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar tutje Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button