Lajmet e funditVendi

Red Rain Enduro Race, sfidë e adrenalinë me 03 Tetor!

Pija energjike Red Rain, nën organizimin Motocross Gjilani – MC 06 dhe monitorimin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, organizon garën e motoçiklizmit me të dielën me 03 Tetor nga ora 10:00 në Stanishor të Gjilanit.

Garë në të cilën do të sfidohen grup moshat të ndryshme, padyshim që për energjinë e tyre dhe për suport e adrenalinë do të kujdeset pija me origjinë amerikane, Red Rain.

Ju ftojmë të gjithëve
që të jeni pjesë e kësaj gare të madhe, ku të pranishëm do të jenë mbi 200 pjesëmarrës.

Nuk do të mungoj
edhe ushqimi, muzika, e aktivitete argëtuese që do ta përcjellin këtë event deri në fund.

Për të përjetuar
së bashku momente full energji dhe adrenalinë, që do të karakterizojnë këtë
mega garë, ju presim që të na bashkangjiteni me 03 Tetor!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button