Lajmet e funditVendi

Qytetarët tregojnë efektin e vaksinës anti-Covid, mbi 97 mijë të vaksinuar në nivel vendi

97 mijë e 500 persona kanë marr vaksinën anti-Covid në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në
Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, tha se të shtunën në sallën
“1 Tetori” janë vaksinuar 300 persona.

“Në sallën “1 Tetori” më
Prishtinë janë 300 të vaksinuar, në nivel vendi 1200. Ndërsa deri më tani 97
mijë e 500 të vaksinuar janë në nivel vendi”, tha Nimani.

Ndërsa, qytetarët e vaksinuar bëjnë
thirrje për vaksinim, duke theksuar se nuk ka efekt negativ në organizëm.

Hajriz Pacolli nga stafi shëndetësor ka treguar
se e ka marrë dozën e dytë dhe se nuk ka asnjë reaksion shqetësues.

“Dozën e dytë të vaksinës anti-Covid
sapo e mora nuk ka kurrfarë reaksioni, nuk kam pasë as herën e parë. Edhe këtu
funksionimi ka qenë në rregull, nuk patëm pritje, me termin e kohë.

“Është porosi për të gjithë kolegët
sepse ne jemi të rrezikuar më punën që bëjmë dhe normal nuk ka preventivë tjerë
më parandaluar shfaqjen e virusit”.

Edhe Blerim Morina ka bërë thirrje për
vaksinim sepse sipas tij kjo është në të mirën e të gjithëve.

“E mora dozën e dytë. Në dozën e parë kam pas pak ethe e plogështi por jo diçka tjetër. Sa më shpejt të vaksinohen të gjithë sepse është për të mirën tonë nuk ka nevojë me hezitua”.

Qytetarët tregojnë efektin e vaksinës anti-covid, mbi 97 mijë të vaksinuar në nivel vendi
Qytetarët tregojnë efektin e vaksinës anti-covid, mbi 97 mijë të vaksinuar në nivel vendi » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button