Lajmet e funditVendi

Quni: S’është moment i volitshëm për VV-në mbajtja e zgjedhjeve, do të ketë rezultat negativ

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për
kryetar të Prizrenit, Anton Quni në një intervistë për Ekonomia Online po vlerëson
se Vetëvendosje po gjen pretekst për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse do t’u
kthehet në rezultat negativ.

Ideja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale erdhi pas një
deklarate të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se me këtë situatë të
rënduar të pandemisë do të ishte për shtyrjen e zgjedhjeve.

Por sipas Qunit, edhe pse Prizreni është dashur që të
shfrytëzohet si model për qeverisje për katër vjet nuk është bërë asnjë përparim.

“Tani është i ditur disponimi i qytetarëve
përvojat e tyre me këtë qeverisje, por edhe sondazhet janë treguar se
Vetëvendosje nuk arriti në Prizren. Prizreni është dashur të shfrytëzohet si
model si mundet me u qeverisë. Thjesht për 4 vjet nuk kanë bërë asgjë. Prandaj
kjo do të kthehet në një rezultat negativ për Vetëvendosjen. Jam i bindur që
nuk është momenti i volitshëm për Vetëvendosjen që tani të mbahen zgjedhjet dhe
natyrisht që gjejnë pretekst për t’i shtyrë për vitin e ardhshëm”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, tha se LDK-ja ka propozuar
që fushata zgjedhore të jetë vetëm 10 ditë, në mënyrë që të ruhet shëndeti i
qytetarëve.

“Ne si LDK e kemi për qëllim që të ruhet shëndeti
i qytetarëve që të mos ballafaqohen me rreziqe të ndryshme. Fushata le të jetë
10 ditë duke iu ikur të gjitha formave klasike të cilat i kanë praktikuar më
herët takimet, tubimet, duke i ndërmarrë masat parandaluese për mbrojtje nga
Covidi. Jam më se i bindur se me një organizim të mirë ne mund t’i mbajmë
zgjedhjet”.

Ai vlerëson se VV-ja në Prizren nuk ka bërë asgjë përveç
akomodimin e militantëve në pozita publike.

Madje Quni ai ironizon duke thënë se në këtë periudhë
është ndalur koha, raporton EO.  

“Tani është një listë e gjatë e të gjitha
problematikave që do të duhej të elaboronim. Për 4 vjet gjatë kësaj qeverisje
në Prizren ka ndaluar koha. Penalisht nuk mund të ndiqet nëse dikush e vjedh
kohën, por unë jam më se i bindur se një qeverisje e tillë do të ndëshkohet
moralisht me votën e qytetarit. Përveç akomodimit të disa personalitete të
cilët për interesa të ndryshme pa ndonjë ekspertizë e kanë kapur marrjen e
pushtetit lokal”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ndërsa
fushat është parashikuar të nis me 15 shtator.

Quni: s’është moment i volitshëm për vv-në mbajtja e zgjedhjeve, do të ketë rezultat negativ
Quni: s’është moment i volitshëm për vv-në mbajtja e zgjedhjeve, do të ketë rezultat negativ » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

LEXONI EDHE:

PDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve – Abdullahu: Qeveria ka hall tjetër, s’i mbrojmë marifetet e Kurtit

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button