Lajmet e funditVendi

Qeverisë i kërkohet koordinim me ShBA-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze

Përshpejtimi i
procesit të dialogut dhe nevoja për koordinim më të mirë të veprimeve politike
në këtë drejtim me ShBA-në, opozitën dhe shoqërinë civile po shihen të
domosdoshme.

Ish-ministri i
Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se
pikat të cilat kanë qenë të specifikuara në marrëveshjen e Washingtonit duhet
të elaborohen në tersi dhe më detajisht nga pala kosovare dhe ato të vihen në
tavolinë, për të shërbyer si bazë për dialog të mëtutjeshëm.

“Qasja e
kryeministrit i cili shkon në drejtim të asaj që të konfrontohet Serbia në të
kaluarën e saj dhe në një farë mënyre të jep përgjigje për të kaluarën e saj
para se të hyhet në çështjet për të tashmen dhe të ardhmen në marrëdhënie
ndërmjet dy shteteve është çështje e drejtë. Mendoj se është çështje e duhur
për momentin. Por ajo që duhet të ndodh dhe që është e domosdoshme është që të
kemi përshpejtim të aktiviteteve në aspektin e dialogut dhe nevoja për
koordinim shumë më të mirë të veprimeve politike në këtë drejtim me ShBA-në”.

“E gjithë politika
e Kosovës në katër dekadat e fundit ka qenë e koordinuar me ShBA-në dhe tash
nuk ekziston asnjë arsye që të mos kemi në mënyrë më të hapur një bashkëveprim
edhe në rrafshin e dialogut dhe të veprojmë në koordinim që vijnë nga Washingtoni.
Pikat të cilat që kanë qenë të specifikuara në marrëveshjen e Uashingtonit
duhet të elaborohen në tersi dhe më detajisht nga pala kosovare të bashkë
koordinohen me ShBA-në dhe ato të vihen në tavolinë dhe të shërbejnë si bazë
për dialog të mëtutjeshëm”, tha Agani.

Sipas tij, nëse do
të ketë ndryshime në politikën e jashtme të vendit dialogu mund intensifikohet
në pjesën e parë të vitit të ardhshëm dhe të ketë diçka konkrete.

 “Me dinamikën aktuale nuk mund të pritet në
periudhë të afërt kohore. Por nëse kemi ndryshime në politikën e jashtme të
vendit dhe të kemi intensifikim të aktiviteteve në këtë drejtim unë mendoj se
ky dialog mund intensifikohet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm dhe është e
mundur që ka fund i vitit që vjen të kemi diçka konkrete”, shtoi ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi
i PDK-së, Faton Abduallahu ka vlerësuar se dialogu nuk duhet anashkaluar, por
në koordinim me administratën e presidentit amerikan Joe Biden, duhet të
shkohet në Bruksel me gjithë potencialin.

Sipas Abdullahut
Qeveria nuk është e zonja të hy në dialog me Serbinë, andaj po shfaqë hezitime
të mëdha.

“Parimisht ne
konsiderojmë ashtu si edhe më parë se dialogu duhet të zhvillohet, ne nuk duhet
të i bishtohemi dialogut, ne nuk duhet ta anashkalojmë këtë proces, nëse është
edhe njëfarë obligimi por ne konsiderojmë që kur të hyjmë në dialog, duhet të
hyjmë me të gjithë potencialin që kemi e mbi të gjitha kur të mundohemi të bëjmë
diçka në këtë proces në të mirë të Kosovës, ne me patjetër si institucione, si
qeveri si tërësi duhet të koordinohemi pandalshëm vazhdimisht me administratën
Biden”.

“Kjo tani e disa
muaj prej që kemi këtë qeveri nuk mund të thuhet se po ndodhë, me asgjë kjo
Qeveri nuk na ka bindur se është në valë të njëjta, në koordinim të vazhdueshëm
me administratën Biden dhe ne kemi një mbështetja si e kemi pasë më herët për
tu ballafaquar me Serbinë në dialog, për të nxjerr përfitime për Kosovën. Kjo
nuk po ndodhë me asgjë nuk po e shohim si PDK se kemi të bëjmë me një Qeveri e
cila po reagon në përputhshmëri me rrethanat e reja të krijuara për të bashkëpunuar
me Administratën Biden. Kjo si duket e bën këtë Qeveri që mos të jetë e zonja të
hy sa e si duhet në dialog me Serbinë e të ketë hezitime të mëdha”.

“Prandaj nuk presim
shumë se do të ndodhë në raport me këtë Qeveri me dialogun. Ndërkohë që ne kemi
qëndrime të qarta, me gjithë përvojen që kemi nga e kaluara, ku kemi qenë shumë
të suksesshëm në dialog me Serbinë, ne konsiderojmë se tani nuk duhet të lëvizim
as të bëjmë diskutim qështjen e kufijve e të njejtën kohë nuk duhet të pranojmë
asnjë variant pushtet të tretë në kuadër të bisedimeve por të shkojmë nga ajo që
përfitojmë sa më shumë deri te ajo e fundit që duhet të jetë proces dhe duhet të
mos zgjatet dhe të shkojmë guximshëm në atë rrugëtim për ta siguruar njohjen e
Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa Emir Abrashi nga Demokraci Plus, ka thënë se kjo Qeveri
nuk ka treguar seriozitet në procesin e dialogut.

Abrashi
rezultate të bisedimeve i konsideron se do të duhej të ishin normalizimi i
marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje e ndërsjellë dhe në anën
tjetër do të nënkuptonte një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të
obligueshme për të dyja palët.

“Deri
më tani Kosova nuk ka qenë shumë serioze në procesin e dialogut me Serbinë,
flas që nga marrja e Qeverisë Kurti 2. Në këtë aspekt ne kemi pasur disa takime
të cilat janë zhvilluar në Brukel, megjithatë nga asnjëri nga ato takime deri më
sot nuk kmei arritur në një diçka konkrete. Ka pasur më shumë spekulime, ka
pasur tone nacionaliste të cilat janë përdorur, megjithatë asgjë që do të
shtyente përpara procesin e dialogut.

“Në
ketë proces ne jemi tash e 10 vjet po hyjmë në vitin e 11 dhe është jashtëzakonisht
e rëndësishme që Kosova të jetë palë serioze dhe ta shfrytëzojë momentumin i
cili është krijuar më ardhjen e Administratës Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Biden është një person i cili e di realitetin në Kosovë, ka qenë i
involvuar personalisht në zgjidhjen e konflikteve në Jugosllavi dhe i cili do të
mund të bënte presion edhe mbi bashkimin evropian për që është edhe më e rëndësishme
mbi Serbinë për ta shtyrë përpara një zgjidhje përfundimtare të procesit të
dialogut që do të nënkuptonte normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe
Serbisë, njohjen e ndërsjellë mes dyja vendeve dhe në anën tjetër do të nënkuptonte
një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për të dyja palët”,
është shprehur ai.

Sipas
Abrashit prioritet mbi prioritete Kosova duhet ta shpalosë në Bruksel çështjen
e të pagjeturve.

“Qeveria duhet që sa më parë të fillojë hartimin e një strategjie kombëtare për dialogun e cila do të duhej të hartohej në bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile dhe e cila do të shërbente si udhërrëfyes e ekipit tonë negociator sa i përket prioriteteve të Kosovës, vijave të kuqe dhe në anën tjetër do t’i përcaktonte temat që ne do t’i diskutojmë. Kjo strategji e cila do të duhej të hartohej në bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile, normalisht nënkupton se do të kishte legjitimitet brenda vendit por edhe do ta forconte pozicionin negociues të Kosovës jashtë. Në fakt prioritet mbi prioritete duhet të jetë zbardhja e fatit të pagjeturve”, ka përfunduar ai për EO.

Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze
Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze
Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze
Qeverisë i kërkohet koordinim me shba-në për dialogun, kritikohet për qasje joserioze » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button