Lajmet e funditVendi

Qeveria Kurti komode e pa plan pune, ish-ministri i Financave: T’i përvjelin mëngët, të fillojnë punën

Mospublikimin e planit të punës nga
Qeveria Kurti II po e sheh si veprim të gabuar që tregon mungesë angazhimi
ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri ka thënë në një intervistë për
Ekonomia Online se nga kjo qeverisja akoma nuk ka ndonjë veprim për premtimet e
dhëna.

Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që të
përvjel mëngët e të fillojë punën dhe jo të merret vetëm me deklarata. Duke
shtuar se nuk mjaftojnë vizitat në Bruksel vetëm për fotografi.

“Është e vërtetë që ka presion prej
opozitës që nuk kanë program qeverisës, nuk kanë një program të aktiviteteve për
problemet të cilat e rëndojnë jetën në Kosovë e që janë të shumta. Shtet-ndërtimi
dhe udhëheqja me punët e shtetit është shumë komplekse dhe kërkon angazhim shumë
serioz. Duhet të përvilen mëngët e të fillojë puna, mbarë dhe realisht dhe jo
vetëm me deklarata. Deri më tani veç një angazhimi që po e shohim lidhur me
luftimin e pandemisë nuk po shoh që qeveria e zgjedhur po angazhohet me
probleme tjera.

“Qeverisja e vendit nuk është vetëm një
segment. E kanë marr me komoditet dhe nuk po përputhen dëshirat me veprimet për
të realizuar premtimet. Një muaj nuk është kohë e shkurtë, që me vepruar në problemet
ekonomike e sociale. Pastaj raportet ndërkombëtare me të cilat Kosova ende nuk
e ka definuar një rrugë të qartë se çfarë të bëjë, bisedimet me Serbinë. Nuk
mjafton vetëm me shkuar në Bruksel e me u fotografuar”, është shprehur ai.

Shatri thotë se Qeveria duhet të
merret me problemet esenciale, ngase nuk janë opozitë që të përfitojnë vota.

“Një Qeveri e një vendi me kaq shumë
probleme qysh është Kosova duhet të punohet realisht e objektivisht, me u marrë
me probleme esenciale. Nuk janë më opozitë që të përfitojnë vota. Janë pozitë
me obligime kushtetuese e ligjore me qu vendin para dhe me tregu se premtimet që
i kanë dhënë i arsyetojnë”, ka shtuar ai.

Kurse sa i përket listës së publikuar
të bizneseve përfituese nga Pakoja Emergjente Shatri nuk ka përjashtuar mundësinë
e keqpërdorimeve të mundshme në këtë proces.

“Besoj që lista e bizneseve që kanë përfituar
nga Pakoja Emergjente është objektive, po dua me besuar ka mundësi që ka ndonjë
lloj keqpërdorimi, por mund të jetë shumë i vogël në krahasim me nevojën që ka
qenë që me i mbështet bizneset. Publikimi i listës duhet të bëhet komplet jo në
mënyrë segmentare. Duhet të publikohet vendimi i Qeverisë, kriteret, shumat dhe
tjerat që opinioni me pas të qartë saktë të qartë çka ka ndodhë”.

“Nëse ka pasur shmangie prej kritereve padite, akuzoje publikisht por jo vetëm me bë një efekt medial se ja këta janë 50 bizneset që kanë përfituar. Kush i plotëson kriteret i merr paratë, është apo jo i afërt me partinë në pushtet”, ka përfunduar ai për EO.

Qeveria kurti komode e pa plan pune, ish-ministri i financave: t’i përvjelin mëngët, të fillojnë punën
Qeveria kurti komode e pa plan pune, ish-ministri i financave: t’i përvjelin mëngët, të fillojnë punën » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button