Lajmet e funditVendi

Qeveria emëron anëtarët e bordeve të dy ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka emëruar
anëtarët e përkohshëm të bordit të ndërmarrjes publike KRU “Prishtina”,
raporton Ekonomia Online.

Ata janë: Nora Tarfashiku kryesuese, kurse anëtarë u emëruan: Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.

Ministrja e Ekonomisë Artane
Rizvanolli tha se janë të detyruar që ndërmarrja të jetë në mbikëqyrje.

“Kërkesa vjen se pasi që
mandati i Bordit të Përkohshëm ekzistues ka skaduar. Jemi të detyruar të
veprojmë sa më parë për mbikëqyrje të ndërmarrjeve”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar
bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Ata janë: Hajrije Morina
kryesuese, kurse anëtarë u emëruan: Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep
Podvorica.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button