Lajmet e funditVendi

Qeriqi thotë se ministrja Gërvalla ka bërë deklarata skandaloze kundër UÇK-së

Derisa kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla po merrte pjesë në samitin e Berlinit, kryeministrit Kurti i ka shkuar një kërkesë për shkarkimin e saj.

Kërkesën e ka dorëzuar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK’së Xhevdet Qeriqi, nën arsyetimin se ministrja Gërvalla ka bërë akuza të pabaza ndaj UÇK’së të cilat sipas tij, i konvenojnë shumë Serbisë.

“Ka shumë arsye pse z.Kurti duhet të ndërmarrë një hap të tillë për arsye se i kemi pa deklaratat e saj skandaloze kundër UÇK’së e sidomos në shkrimin e fundit në mediat e huaja”, tha Qeriqi për RTK’në.

“Teksti i këtij shkrimi ka qenë shumë i rëndë i cili e ka dëmtuar imazhin e luftëtarëve të UÇK’së e po ashtu edhe imazhin e shtetit tonë”, shtoi ai.

“Kemi dorëzuar kërkesën te kryeministri tash varet se si do e shqyrtoj ai”, theksoi Qeriqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button