Lajmet e funditVendi

Punëtori që u lëndua pas këputjes së vinçit në Mitrovicë mund të mbesë i palëvizshëm

Punëtori që u lëndua pas këputjes së vinçit që po barte materiale ndërtimore në një objekt në Mitrovicë është në gjendje të rëndë.

Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa, tha për Klankosova.tv se punëtori është dërguar në gjendje të rëndë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti ka ardhë pa vetëdiije në spital me autoambulancë. Frymëmarrja e tij ishte spontane dhe ka pësuar politraumë. Në spital është reanimuar dhe është intubuar, si dhe i është vendosur qaforja. Më pas ka marrë terapi dhe është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, sepse është në gjendje shumë të rëndë. Vlen të theksohet se në të dyja këmbët ka pasur fraktura të jashtme”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me mjekun kujdestar në QKUK, Destan Cakaj, i cili tha se i lënduari ka rrezik të mbetet i palëvizshëm.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Ka gjakderdhje në kokë. I ka keq dy unaza të boshtit kurrizor. Ka thyerje në të dyja këmbët. Ka rrezik që kah këmbët të mbetet invalid, por po shpresojmë që të përmirësohet gjendja e tij”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button