Lajmet e funditVendi

Punëtorët e ATK-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë

Sindikata e Punëtorëve të
Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur grevë njëorëshe duke i ndërprerë
të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, raporton Ekonomia Online.

Greva është mbajtur në të gjitha
regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arlinda Bajraj, sekretare e sindikatës, tha se arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave të tyre.

Madje ajo tha se edhe tani në situatën pandemike, ATK-ja ka luajtur rol kyç në realizimin e pakos fiskale.

Kërkesat kjo Sindikate, tha ajo i ka adresuar të personat kompetent disa herë me radhë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kjo është ndër mënyrat tona që
kemi paraqitur shqetësimet tona si sindikatë. Ishte një grevë prej një ore e
cila tashmë përfundoi grevë që është mbajtur në të gjitha regjionet. Deri në këtë
grevë kemi arritur sepse ka një kohë të gjatë që kemi paraqitur pakënaqësitë
tatimore kërkesa që janë të kahershme. Kërkesë kryesore e stafit është ndërrimi
i statusit të Administratës Tatimore e cila është një agjenci ekzekutiv dhe
propozoj që të ndërrohet në Kuvend dhe të kalohet në agjencinë të pavarur”.

“Kërkese tjetër është krijimi i
kushteve të punës me administratën tatimore që besoj që regjistrimet janë kushte
të mjerueshme që të punojnë në ato kushte, ajrin dritaret. Kërkesë tjetër është
edhe përfshirja në pakon fiskale. Te kjo pikë kemi pasur dy raste fillimisht
nga Qeveria ku është marrë një vendim për përfshirjen në pakon të stafit të administratës.
Muajin e parë është ndarë një pjesë për një pjesë të zyrtarëve muajin e dytë ka
dalë që është anuluar. Pastaj këtë vit në muajin mars është marrë vendim për përfshije
të stafit të administratës në pakon fiskale. Realisht më pak se një muaj dhe
vendimi nga Qeveria që anulohet përfshirja e administratës në pakon fiskale dhe
ishte diskriminim sepse ishte vetëm një pjesë e stafit”.

“Ky është diskriminim që po
vazhdon të bëhet në administratën tatimore. Pastaj një reagim i joni ka qenë çështja
e mbushjeve telefonike. Kërkohet që zyrtar të ketë mbushje telefonike, mirëpo në
maj iu është ndaluar kjo shtesë. Kemi kërkuar që të përfshihet stafi për mbushje
telefonike. Kjo grevë përfundoi dhe ne kemi respektuar të gjitha ligjet dhe
kemi dhënë afat prej 7 ditësh që të shohim nëse do të ketë ftesë për takim.
Presim të ketë reflektim dhe t’i diskutojmë kërkesat tona. Nëse deri me datën
27 nuk ka ndonjë ftesë për takim në realizim të kërkesave atëherë i gjithë
stafi do të hyjë në grevë duke përfshirë të gjitha regjionet në greva”.

Kërkesat e tyre janë si në vijim: Krijimi
i kushteve të punës; Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të
Kosovës nga: “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”; Kompensimet
tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake); Përfshirja në pakon fiskale i
gjithë stafi i ATK-së.

Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë
Punëtorët e atk-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button