Lajmet e funditVendi

Protestë para KQZ-së – Drenori thotë se Lladrovci po ua pamundëson të bëjnë fushatë

Kandidati i pavarur për kryetar të
komunës së Drenasit, Xhavit Drenori së bashku me kandidatët për asamble
komunale kanë protestuar para objektit të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Drenori tha se kandidati i PDK-së,
Ramiz Lladrovci, po ua pamundëson të bëjnë fushatë ngase të gjitha hapësirat e
dedikuara për billborde po i shfrytëzon ai.

“Jemi sot këtu në KQZ tek
zyra e Avokatit të Aopullit, dhe dorëzuam ankesë tek PZAP-i. Ne jemi 6 kandidatë
për komunën e Drenasit dhe ne po diskriminohemi në këto zgjedhje. Pasi kryetari
aktual ka uzurpuar të gjitha billbordet e qytetit”.

Tutje ai tha se do ta dërgojnë kallëzim
penal në Prokurori dhe presin që PZAP-i të jap versionin final,

“..nuk është e drejtë që të kenë këto
kufizime në shpalosje të programit”.

Drenori ka bërë të ditur se
fillimisht kanë protestuar para ambasadës amerikane në Prishtinë.

Protestë para kqz-së – drenori thotë se lladrovci po ua pamundëson të bëjnë fushatë
Protestë para kqz-së – drenori thotë se lladrovci po ua pamundëson të bëjnë fushatë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button