Lajmet e funditVendi

LDK-ja propozon një pikë shtesë për rezolutën, Kuvendi në pauzë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar edhe një pikë që të përfshihet në dokumentin për rezolutë të paraqitur në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se kërkojnë që një pikë e tillë të përfshihet në propozim rezolutën e propozuar nga Mimoza Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.

Pas kësaj, Kuvendi ka shkuar në pauzë për të diskutuar lidhur me draftin final të rezolutës.

“Marrë parasysh gjendjen e krijuar dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me situatën dhe të vetëdijshëm për rolin e faktorit ndërkombëtar, propozon këtë projekt rezolutë: Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të përdor praktikat më të mira ndërkombëtarë dhe të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button