Lajmet e funditVendi

Priten masa tjera pas 1 korrikut për hotelerinë, Muçiqi kërkon ndihmë nga Qeveria për t’u rimëkëmbur

Pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike, kështu tha në një prononcim për Ekonomia Online përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi.

“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që
ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer atë shpresën e këtyre bizneseve që më
në fund t’i kthehen një far lloje normaliteti pasi që masat janë më të mirat në
rajon, nuk është ashtu siç e kemi pritur por 95% e atyre propozimeve ne si odë
i kemi bërë ne kanë kaluar”.

“Në takimin e parë që kemi pasur me
zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta
respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë
shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt
normalitetit”.

Ndërsa, për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë
shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë
edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170
euro për punëtorët.

“Unë mendoj që është dashtë që ministria
e Ekonomisë dhe e Financave të na kenë parasysh, mirëpo duhet të na kenë
parasysh që të rritet kjo vlerë e rimëkëmbjes ekonomike”.

Në fund Muqiqi tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkon edhe dorën e shtetit.

Priten masa tjera pas 1 korrikut për hotelerinë, muçiqi kërkon ndihmë nga qeveria për t’u rimëkëmbur
Priten masa tjera pas 1 korrikut për hotelerinë, muçiqi kërkon ndihmë nga qeveria për t’u rimëkëmbur » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button