Lajmet e funditVendi

Prishtina nikoqire e edicionit të 14-të të ngjarjes kulturore më me nam në botë, priten shumë vizitor

Në një konferencën për medie Manifesta ka
shpallur datat e hapjes së edicionit të radhës, i cili do të organizohet nga 22
korriku deri me 30 tetor në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Hedwig Fijen, drejtoreshë e Manifeta, tha se
sivjet ky festival do të marrë trajtë brenda kontekstit lokal si dhe do të
hulumtojë se si mund të transformohet qyteti i Prishtinës.

“Vizioni urban informon mënyrën se si
Manifesta 14 do të marrë trajtë brenda kontekstit lokal por edhe do të hulumtojë
se si qyteti i Prishtinës mund të transformohet duke rimarrë hapësirën publike
nga qytetarët e tij”.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës Shpend
Ahmeti, tha se presin që me rastin e Manifesta të ketë vizitorë të shumtë,
derisa tha se ndërhyrjet më të mëdha që duhen të bëhen është te Fabrika e
Tullave.

“Po bëhen më shumë se dy vjet qe
Prishtina e fitoj të drejtën që të jetë nikoqire e Manifesta dhe presim që të
kemi shumë vizitorë. Në këtë rast ne kemi menduar se si mund të shfrytëzonim në
mënyrën më të mirë këtë mbledhim të njerëzve”.

“Tri betejat kryesore na mbetet Pallati i
Rinisë që duhet ta mbrojmë nga deformimet, Grandi dhe në pjesën e Stacionit të
Autobusëve”.

Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani
tha se Manifesta duhet të shikohet si mundësi që shoqëria të bëhet pjesë integrale
e saj, raporton EO.

“Manifestën e shphim si mundësi qe shoqëria
jonë të bëhet pjesë integrale. Manifeta vjen në një periudhe të veçantë
kulturore, dhe i ka 103 festivale kulturore”.

Në këtë edicion krahas ndërhyrjes urbane në Fabrikë
e Tullave një lokacion i dytë do të jetë në ish-Librarinë Hivzi Sylejmani.

Manifesta rimendon marrëdhëniet midis kulturës dhe shoqërisë duke hulumtuar dhe kanalizuar ndryshimet pozitive sociale në Evropë përmes kulturës bashkëhore në një dialog të vazhdueshëm me sferën sociale të një vendi të caktuar.

Prishtina nikoqire e edicionit të 14-të të ngjarjes kulturore më me nam në botë, priten shumë vizitor
Prishtina nikoqire e edicionit të 14-të të ngjarjes kulturore më me nam në botë, priten shumë vizitor » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button