Lajmet e funditVendi

Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur
në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, raporton
Ekonomia Online.

Heiko Maas, ka mbërritur në ora 14:00 aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që
Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i
shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do
të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten
Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.

Presidentja osmani pret në takim kryediplomatin gjerman
Presidentja osmani pret në takim kryediplomatin gjerman » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button