Lajmet e funditVendi

Ish-Presidentja Jahjaga për spitalin e fëmijëve: Udhëtimi nga viti 2015 ishte i gjatë dhe sfidues

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar spitalin e ndërtuar nga ndihma e Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët në Prishtinë

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se udhëtimi nga viti 2015 kur u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit, një donacion gjeneroz prej 22 milion Eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe, e deri tek inaugurimi i sotëm ishte i gjatë dhe sfidues.

Postimi i plotë:

Sot, inauguruam Spitalin për Fëmijë në Prishtinë.
Udhëtimi nga viti 2015 kur u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit, një donacion gjeneroz prej 22 milion Eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe, e deri tek inaugurimi i sotëm ishte i gjatë dhe sfidues.
Por, vullneti i fuqishëm na dhuroi durimin dhe na ndihmoi të kapërcejmë të gjithë pengesat.
Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe familjes mbretërore për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Kosovës, mirëqenies së popullit tonë dhe të ardhmës së tij.
Ndërtimi i Spitalit për Fëmijë është, padyshim, një shenjë e fuqishme e miqësisë dhe partneritetit që kemi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Së bashku, jetësuam një ëndërr duke realizuar një projekt modern e të sofistikuar, i cili do t’u lehtësojë fëmijëve trajtimin spitalor dhe do t’i kursejë shtetit miliona Euro që më parë ishin shpenzuar për shërimin e pacientëve jashtë vendit.
Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe investimi në mirëqenien e tyre është i domosdoshëm! Fëmijëve të sëmurë do t’u kthejmë buzëqeshjen, e prindërve të tyre do u kthejmë shpresën e besimin në shtet dhe në aleancat tona ndërkombëtare.

Ish-presidentja jahjaga për spitalin e fëmijëve: udhëtimi nga viti 2015 ishte i gjatë dhe sfidues
Ish-presidentja jahjaga për spitalin e fëmijëve: udhëtimi nga viti 2015 ishte i gjatë dhe sfidues » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/601104557721696

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button