Lajmet e funditVendi

Në posterët e VV-së në Prizren, në vend të Haskukës pozon Albin Kurti (Foto)

Vetëvendosje në Prizren, por edhe në komuna të tjera, duket se po ka turp që të nxjerrë në poster fytyrën e kandidatit të saj për shkak të skandaleve, dështimeve apo mashtrimeve të panumërta që ata kanë pasur. në vdne të tyre, po nxjerr fotografinë e liderit Albin Kurti.

Ky së paku është konstatimi që ka nxjerrë Adri Nurellari, i cili ka postuar fotografinë e një posteri elektoral të vënë në Prizren.

“Më shumë për Prizrenin! Prof. Dr. Mytaher Haskuka”, shkruan në poster, por në vend të kryetarit aktual të Prizrenit, Haskuka, i cili po kërkon edhe një mandat, shfaqet kryeministrit Albin Kurti.

“Vetëvendosja ka turp që të nxjerrë në postera fytyrat e kandidatëve të saj për shkak të skandaleve, dështimeve apo mashtrimeve të panumërta që ata kanë pasur”.

“Prandaj në vend të kandidatëve për kryetar komune vendos fotografinë e udhëheqësit duke instrumentalizuar për qëllime elektorale magjepsjen e rreme që ka krijuar “kulti i individit” që është ndërtuar për të”, thekson Nurellari, i cili para disa muajsh i është bashkuar PDK-së.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti i ka uruar Haskukës ditëlindjen e 48, numër të cilin pastaj e ka shumëzuar me 3, e që jep numrin 144 – numër i Vetëvendosjes në këto zgjedhje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button